Disfata fatale, Butrinti rrëzohet sërish nga Kategoria
U luajtën ditën e sotme 8 sfidat e vlefshme për javën e parafundit të Kategorisë së Parë.
Butrinti ka marrë një humbje fatale që vulos fatet e këtij sezoni.
Sarandiotët humbën në transfertë përballë skuadrës së Bylisit me rezultatin 4-3, duke rënë zyrtarisht nga Kategoria.
Butrinti është skuadra e katërt që ka rënë zyrtarisht nga kategoria, duke iu bashkuar kështu, Shkumbinit, Maliqit, Vorës.