Çukë: Merrte karburant, mashtronte e nuk paguante, policia Sarandës referon në prokurori 43 vjeçarin
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin ٠Xh. T., 43 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi J. Gj., 42 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, se shtetasi Xh. T. e ka mashtruar duke i marrë atij disa herë karburant dhe duke mos e paguar.