Butrinti i pafat, Besa i merr një pikë në fund
Kategroia e Parë mbylli dhe javën e 27’ ku Butrinti u perball në transfertë kundër Besës së Kavajës.
Një sfide ku sarandiotët ishin të pafat ku humbën një mundësi të artë për të marrë tre pikët.
Butrinti kaloi i pari në avantazh me anë të sulmuesit Ardit Jaupaj, por kur ndeshja po shkonte drejt fundit Besa e Kavajës barazoi gjithçka me Meçja.
Me ketë barazim Butrinti rëndon pozitat për mbijetesë duke u renditur në vendin e 13-të me 28 pikë të grumbulluara.
Ndeshja e radhës do jetë në Sarandë kundër Beslidhjes së Lezhës. /Sarandanews.com/