VIDEO/ Fiks Fare e denoncoi disa ditë më parë, rregullohet rruga e fshatit Xarrë në Konispol

Para pak ditësh emisioni i njohur investigativ “Fiks Fare” publikoi disa pamje nga rruga e shkatërruar në fshatin Xarrë të bashkisë Konispol.

Rruga ishte kthyer në një problem për banorët e ksaj zone, të cilët e denoncuan këtë rast tek emisioni “Fiks Fare”.

Pas publikimit të video nga rruga e degraduar, bashkia e Konispolit reflektoi menjëherë duke e rikonstruktuar rrugën.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, rruga tashmë është e gjitha rehabilituar. /Sarandanews.com/