Urimi i veçantë i Adrian Gurmës, për mësuesen e jetës së tij
Në ditën e 7 Marsit, festa e mësuesve, kryebashkiaku Adrian Gurma përpos urimeve për gjithë arsimtarët e Sarandës, ka bërë dhe një dedikim të veçantë për nënën e tij.
Anastasia Gurma, mamaja e kryebashkiakut Adrian Gurma ka qenë një ndër mësueset më të njohura dhe të respektuara.
“Gëzuar festën mësuesja ime e përjetshme”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma në urimin e tij.
Urim që është shoqëruar nga qindra komente të qytetarëve sarandiot të cilët kanë vlerësuar kontributin e Anastasia Gurmës si mësuese dhe si njeri për vlerat dhe pozivitetin e jashtëzakonshëm që përcjell. /Sarandanews.com/