Shpallja “non grata”, Berisha në Tepelenë: Blinken më ka cënuar dinjitetin, të më kërkojë falje

Sali Berisha foli nga Tepelena dhe për vendimin e SHBA-së që e shpalli “non grata”. Berisha u shpreh se sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka cënuar dinjitetin dhe duhet t’i kërkojë falje.

“Nëse për shpalljen non-grata unë zgjodha gjykatën dhe transparencën, për të bindur njerëzit se është vendim korruptiv dhe politik, dhe nuk lobova. Nuk kërkova dhe nuk kërkoj sa të jetë në pushtet zoti Blinken të ndryshojë vendim, më cënoi dinjitetin të më kërkojë vetëm të falur asgjë tjetër.

Unë asnjë betejë nuk e nis 100% të sigurtë se do ta fitoj, çdo betejë e kam nisur me bindjen 100% se do ta humbas, por e kam nis sepse e quaja të drejtë, kam nis betejën me diktaturën për dinjitetin tim dhe të shqiptarëve”.