Sarandë: Tjetër shofer ikën nga postblloku, policia shpall në kërkim shoferin
Një automjet që nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, ka ngritur në këmbë policinë e Sarandës.
Bëhet fjalë për një automjet tip “Mercedes-Benz” të cilit dje i është kërkuar nga efektivët e qarkullimit rrugor që të ndalonte.
Episodi në fjalë ndodhi në rrugën hyrëse te qytetit, konkretisht në Qafe-Gjashte.
Mjeti po dilte nga Saranda kur është tentuar të ndalohet, por drejtuesi i saj ka shtuar shpejtësinë duke u larguar.
Nga verifikimet e deritanishme rezulton se mjeti përdorte targa false, konkretisht targa qe rezultonin ne pronësi te një mjeti tjetër.
Pavarësisht ndjekjes drejtuesi, tashmë i identifikuar dhe i shpallur ne kërkim, ka arritur të largohet ne drejtim te paditur.
Paraprakisht dyshohet se mjeti transportonte diçka te paligjshme. Aktualisht vijon puna për kapjen e drejtuesit të mjetit.