Sarandë: Shpoi gomat e një automjeti, procedohet penalisht 37- vjeçari për veprën penale “Shkatërrimi pronës”
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasin E. A., 37 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi pronës”.
Procedimi penal ndaj u krye pasi ka bërë kallëzim shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen nr.4, Sarandë, se 37-vjeçari i ka dëmtuar gomat e makinës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.