Sarandë, organizohet kupa “7 Marsi” në basketboll: Ja fituesit e çmimeve
Veprimtaritë në kuadër të Ditës së Mësuesit, nuk kanë pritur 7 Marsin.
Një minikampionat basketbolli, organizuar nga Bashkia dhe Zyra Vendore e Arsimit, i parapriu veprimtarive të tjera, të programuara me këtë rast.
Megjithë motin jo shumë të përshtatshëm, djem dhe vajza nga shkollat 9-vjeçare të Bashkisë së Sarandës, luajtën në fushën e basketbollit mbi Stadiumin e Lojërave me dorë “Aleko Dajko”, duke u përballur me shpirt gare dhe cilësi sportive.
Në përfundim të takimeve u zhvillua ceremonia përmbyllëse e aktivitetit, i cila u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë,Adrian Gurma dhe drejtuesja e Zyrës Arsimore, Majlinda Mavro. Kupa “7 Marsi” për vajza, shkoi në shkollën “9 Tetori”, ndërsa për ekipin e djemve kupën e meritoi shkolla “Adem Sheme”. Lojtarët më të mirë u vlerësuan Evi Xhuvani e Mario Gjoka.
Falenderim të veçantë shprehu kryebashkiaku Adrian Gurma për çdo nxënës pjesëmarrës në këtë aktivitet sportiv, si dhe për trajnerët e ekipeve dhe mësuesit e angazhuar të edukimit sportiv në shkolla, si dhe falemderim i veçantë për mësuesit e apasionuar, Bruna Paci, Margarit Çakalli, Arlind Kuci, Lorenc Risti, Bruno Hajno e Pajtim Seferi.
Ky ka qenë rasti për të rikonfirmuar para nxënësve dhe mësuesve mbështetjen në rritje të Bashkisë së Sarandës për infrastrukturë më të kompletuar, në shërbim të rritjes së lëvizjes sportive dhe rritjes së cilësisë dhe edukimit të brezit të ri.