Sarandë: Këshilltarët bashkiake vlerësojnë dhe mbështesin Policinë Bashkiake
Këshilli bashkiak krahas çështjeve të tjera, mori sot në analizë edhe punën e Policisë Bashkiake.
Të zgjedhurit e vlerësuan këtë strukturë bashiake me uniforme për përkushtimin e treguar. Disa nga çështjet e ngritura nga këshilltarët ishin : Nevoja e mëtejshme e kualifikimeve të policëve të rinj që rekrutohen për të përballuar standartet e shërbimit në një qytet turistik si Saranda; largimi I shitësve të fryta perimeve nga trotuari, makinat që parkohen dhe “harrohen” në rrugët pubike të qytetit,, etj,.
Në përgjigjet dhe sqarimet e dhëna në emër të kësaj Policie, Gëzim Allkushi vuri në dukje se të gjitha probematikat janë në fokusin e punës dhe angazhimin e çdo dite
19 automjete janë hequr (larguar me karrotrec) nga mjediset e rrugëve publike të cilat ishin parkuar prej muajsh dhe rreth 85 përqund e gjobave të vendosur janë likuduar, etj,.
Pak kohë më parë, Këshilli Bashkiak kërkoi që të rritej paga e policëve bashkiakë , ndërsa thanë se pagesa për orët jashtë orarit të punës nga policët bashkiakë, duhet parë me përparësi.