Protesta për naftën në Sarandë, policia shoqëron 2 persona
Pak orë pas përfundimit të protestës në Sarandë, protestë e cila zgjati 100 minuta, burime informojnë se Policia ka shoqeruar në Komisariatin e Policisë Sarandë 2 të rinj protestues, të moshës 28 dhe 32 vjeç.
Protesta e sotme ishte thirrur nga gjimnazistët e Sarandës dhe iu bashkuan qytetarë të të gjithave moshave.
Pas përmbylljes së protestës së sotme, protestuesit njoftuan se do të mblidhen përsëri nesër në orën 17:00.