Nga sezoni ri turistik tek rivitalizimi i bandës frymore në Sarandë: Rrëfehet Adrian Gurma

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ora 7” në RTSH.

Gurma ka folur për përgatitjet për sezonin e ri turistik ku u shpreh se puna ka nisur që në muajin tetor për të pasur një menaxhim mjaft të mirë të sezonit turistik.

Kryebashkiaku përmendi investimet që do kryhen në infrastrukturë, objektivat për numrin e turistëve, si pastrimin e territorit të Sarandës nga plehrat.

Gjithashtu, Adrian Gurma foli dhe për Rivitalizimin e bandës frymore në Sarandë. /Sarandanews.com/