FOTOT/ Skërficë: Dritë në fund të tunelit
Sezoni në pritje ka si lajm të mirë, të parathënë, hapjen e një pjese të aksit të shumëpritur Kardhiq-Delvinë, që shkurton e lehtëson gjithashtu rrugën nga dhe drejt Sarandës.
Fronti që mundëson këtë hapje, e cila do vlejë për nisjen e qarkullimit në këtë aks, duke bërë kësisoj që merret më Qafa e Muzinës, është pikërisht ai i tunelit.
Kolegu Thoma Nika, njëherësh zëdhënës i Bashkisë solli me anë fotove përvojën personale të tij nga ky front, afër së cilës ka dhe prejardhjen gjeografike, Senica, duke zgjedhur diciturën entuziaste: “E shikoni? Ka dritë në fund të Tunelit…”.