FAKSIMILE/ Bashkia Dropull tender 47 milionë lekë për të prerë pyjet
Bashkia Dropull ka parashikuar të shpenzojë rreth 47 milionë lekë të vjetra për të prerë lëndë drusore. Tenderi i me objekt: “Prerje,prodhimi,transporti të materialit drusor në magazinën e Bashkisë Dropull” mbyllet në datën 11 mars.
Ndërkohë që afati për zbatimin e kontratës është 10 muaj. Në njoftimin e bërë publik nuk jepet informacion se për cilat nevoja do të përdoret kjo lëndë drusore.
Bashkia Dropull ka një numër të vogël shkollash e kopshtesh për shkak të largimit të popullsisë në emigracion.
