EKSKLUZIVE/ Skandali i vjehrrit të Tik Lapajt, Alltun Çela kërcënon në mesazh me fjalor rrugaçësh qytetarin
Vjehrri i aktivistit të “pavarur” Adriatik Lapajt që hiqet sikur u qan hallin qytetarëve, Alltun Çela ish gjyqtari i Sarandës, ka vijuar me kërcënimet e tij, pas publikimit të lajmeve në media si i shkarkuar nga Vettingu për korrupsion dhe dhëndrri i tij është një ndër ata që i pastron paratë.
Lajmet e publikuar në shumë media nuk kanë pasur asnjë mohim nga Adriatik Lapaj, ndërkohë që këto fakte e kanë nxjerr nga vetja ish gjyqtarin e Sarandës të shkaktuar për korrupsion, Alltun Çela.
Ky i fundit para pak ditësh përmes një mesazhi sulmoi Sarandanews.com, pasi ne i publikuam vendimin e Vettingut që tregonte argumentat pse ishte shkarkuar Alltun Çela, i cili kishte cënuar besimin e drejtësisë dhe nuk justifikonte dot pasuritë që kishte bërë si gjyqtar.
Ndërkohë, sot një qytetar nga Saranda ka dërguar në redaksinë e Sarandanews.com një tjetër mesazh kërcënues që Alltun Çela ka bërë në drejtim të tij.
Kërcënimi me fjalor rrugaçërie i Alltun Çelës në drejtim të qytetarit lidhet pse ky i fundit ka shpërndarë një lajm kundër tij, i cili ishte ai i shkarkimit të ish gjyqtarit të Sarandës për korrupsion.
Ky fjalor prej rrugeçërish, tregon se cili person e ka drejtuar Gjykatën e Sarandës dhe çfarë zullumesh ka bërë në krye të saj.
Dhe dhëndërri i tij Adriatik Lapaj shfaqet nëpër protesta si një person që u dhimbsen të varfërit, ndërkohë që vjehrri i tij është pasurur në kurriz të tyre. /Sarandanews.com/