Edhe Saranda proteston kundër rritjes së çmimit të karburanteve! Paralizohet trafiku për 30 minuta
Dhjetëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” në Sarandë për të protestuar për rritjen e çmimit të karburantit.
Për rreth 30 minuta, qytetaret bllokuan trafikun duke detyruar dhe drejtuesit e automjeteve të fikin makinat.
Fillimisht protestuesit janë përplasur me policinë, e cila në kushtet e krijuara ka devijuar trafikun në drejtime të tjera.
Gjatë këtij tubimi në Sarandë, mësohet se nuk ka patur të shoqëruar nga policia edhe pse grumbullimi ishte pa marrë leje.