Delvinë dhe Ksamil: Procedohen penalisht dy persona për ndërtim të paligjshëm

Dy shtetas, përkatësisht njeri në Delvinë dhe tjetri në Ksamil u proceduan sot për ndërtim të paligjshëm.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale ” Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit: – V. B., 58 vjeçe, banuese në Ksamil dhe A. H., 51 vjeç, banues në Delvinë, pasi u konstatuan në pronat përkatëse, duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.