Anila Denaj zbarkon në mbrëmje në Sarandë: Diskutova me banorët e Metoqit dhe Qaf Gjashtës për tu zgjidhur hallet

Deputetja e Sarandës, Anila Denaj, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme disa takime me banorët e lagjeve në Metoq dhe Qafë Gjashtë.

Denaj shprehet se ka diskutuar me qytetarët për problematikat që i shqetësojnë dhe do punojnë për t’ua përmirsuar.

“Në lagjen Metoq dhe Qafë Gjashtë, ku së bashku me strukturat e Partisë Socialiste dhe banorët diskutuam problematikat që ata kanë dhe trajtuam zgjidhjet e mundshme.

Jemi të angazhuar për të adresuar sa më drejtë çdo nevojë që qytetarët kanë, me qëllim për të përmirësuar shërbimet në dobi të komunitetit”, shkruan Anila Denaj. /Sarandanews.com/