Tuneli që do ta afrojë Sarandën këtë verë
Një tunel në rrugën e re Kardhiq-Delvinë do ta afrojë Sarandën më shumë.
Me pamjet e tunelit të Skërficës e ka nisur ditën sot deputetja e Sarandës Anila Denaj e cila përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan:
“Tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë.
Një vepër që jo vetëm do të shkurtojë distancat, por do t’i shërbejë gjallërimit të turizmit”, shkruan Denaj. /Sarandanews.com/