Sarandë, goditi me grusht një qytetar, policia procedon penalisht 49- vjeçarin
Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasin A. V., 49 vjeç, banues në Sarandë.
Procedimi penal ndaj tij u krye pasi ka bërë kallëzim shtetasi N. V., 36 vjeç, banues në lagjen nr.3, Sarandë, se 49-vjeçari, e ka qëlluar me grusht në fytyrë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.