Sarandë, Adrian Gurma: Kemi rritur në mënyrë drastike buxhetet e bashkisë për eventet kulturore artistike
Kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma u shrpreh së fundi se bashkia që ai drejton ka rritur dukshëm buxhetin për eventet kulturore përgjatë gjithë vitit 2022.
“Kemi rritur në mënyrë drastike buxhetet për eventet kulturore artistike”-tha Gurma duke nënkuptuar se për kulturën dhe artin janë miratuar më tepër se dyfishi i buxhetit të vitit 2021.
E kemi rritur buxhetin për arti dhe kulturën ,-tha ai,-për arsye se Saranda, ka turizëm pa fund po ata turistë që vijnë këtu, nuk duan vetëm detin, diellin dhe rërën, por edhe ushqimin shpirtëror. Dhe ne, do t’i plotësojmë këto kërkesa nëpëmjet një kalendari mjaft të pasur të eventeve kulturore artistike të shtrira gjatë gjithë vitit 2022”-u shpreh kryebashkiaku i Sarandës.
Duke vlerësuar një dokumentar të ri promovues për Sarandës, realizuar nga një ekip i TVSH me autore Vasilika Londo dhe Ketrin Gjoça, kreu i kësaj bashkie Adrian Gurma u shpreh duke ju drejtuar një publiku të gjëre me njerëz të artit, intelektualë, vendimarrës lokale dhe njërëz të mediave :” Dua t’ju garantoj që viti 2022-sh do të ketë një bum përsa I përket qasjes kulturore artistike të institucionit që unë drejtoj.”.
Gjatë vitit 2021, bashkia e Sarandës mbështeti financiarisht, një varg eventesh kulturore artistike në nivel lokal dhe kombëtar, duke synuar shndërrimin e qytetit si një atraksion përveçse për shfrytëziin e sipërfaqeve në rritje të plazheve publike dhe ofrimin e një shëtitoreje te rehabilituar buzë detit me standartet më bashkohore, edhe tërheqjen e turistëve vendas e të huaj nëpërmjet dhjetra eventeve kulturore artistike, një kërkesë e përsëritur kjo prej vitesh edhe nga operatorët turistikë.
Numri i turistëve vendas e te huaj që frekuentuan Sarandën dhe Ksamilin gjatë vitit 2021, arriti ne 750 mijë.