Përndiqte 47-vjeçaren e martuar nga Delvina, rrihet publikisht nga burri dhe shoku i tij
Komisariati i Policisë Delvinë njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë u proceduan penalisht shtetasit:
A. H., 40 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Përndjekja”;
L. A., 47 vjeç dhe A. T., 27 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Procedimet penle u kryen pasi sipas Policisë, një shtetase 47 vjeçe, banuese në Delvinë, ka bërë kallëzim se është përndjekur nga shtetasi A. H., të cilin më pas e ka goditur me grushte bashkëshorti i 47-vjeçares, shtetasi L. A. dhe shoku i këtij të fundit, shtetasi A. T.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.