Aeroporti, porti kargo dhe industria shtyllat e zhvillimit të qytetit të Vlorës

Aeroporti, porti kargo dhe zhvillimi industrial do të jenë shtyllat e zhvillimit në periudhën afatshkurtër të qytetit të Vlorës, që lehtësojnë qasjen drejt tregjeve europiane dhe botërore.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhvilloi sot një vizitë pune në Vlorë, ku u takua me përfaqësues të diasporës shqiptare në Gjermani të Besa Foundation e.V. dhe kreun e bashkisë, Dritan Leli.

Sipas ministres Denaj, krijimi i infrastrukturës dhe transformimi rrënjësor i qytetit nuk i shërben vetëm turistëve, por synon t’i kthej sytë e sipërmarrësve të huaj drejt Vlorës.