Ndryshime në qeveri, Rama rikthen në Ministrinë e Jashtme ish-deputeten gjirokastrite

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Artemisa Malo është emëruar zëvendës-ministre e për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kujtojmë se Malo ka mbajtur po të njëjtin post në vitin 2019, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare kandidoi e katërta në listën e PS në Gjirokastër por nuk arriti të zgjidhej.

V E N D I MI:

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Artemis Malo emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA