Kreu i PD Delvinë, Hari Imeri: Unë mes Bashës e Berishës dhe Zotit
Nga Hari Imeri, kreu i degës së PD Delvinë
Përtej gjykimit tim të shprehur në qëndrim, Sali Berisha nuk shihet si armiku im.
Ai ka patur dhe do të ketë mirënjohjen dhe mbështetjen time për atë që duhet ta ketë, por edhe qëndrimin dhe kundërshtim tim për atë që duhet ta ketë. Përderisa këtë standard e aplikojmë edhe në raportet prindërore të cilët janë krahasimisht të pallogaritshëm të dashur për ne, përse të mos e aplikojmë me këdo, dhe në çdo marrëdhënie ?! Të gjykosh me zemër është një gjë, të gjykosh me mendje është një tjetër gjë.
Lulzim Basha është kryetari dhe miku im deri sa kjo kontratë të qëndroj mi bazat e vlerave dhe qëllimit për një qeverisje të mirë, për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
-Si institucion ai ka pasur bashkëpunimin tim korrekt në këto 8-vite.
-Si mik ai ka pasur dhe do të ketë mbështetjen time të sinqertë, para dhe më shumë pas “listave”, por në formë të padiskutueshme dhe kundërshtimin tim nëse do të duhej për një çështje.
Luftoj gjithmonë me veten që qëndrimet e mija të mos influencohen asnjëherë nga interesat apo ambiciet personale, madje ambiciet e mija nuk orientohen as për Deputet, as për kryetar Bashkie, por vetëm për zhvillimin e qytetit tim, Delvinën.
Në këtë jetë njeriu është produkt i qëndrimeve të tij, në fund vetëm Zoti gjykon kush ka të drejtë.
Ata që adhurojnë vetëm Krijuesin Fuqiplotë, ndihen të obliguar të shmangin çdo idhujtari në ide dhe veprim. Përderisa Ai jep dhe merr jetë, jep dhe merr begatinë në mirëqenie, jep dhe merr pushtetin, pse të mos jemi vetëm të vërtëtë dhe pozitivë, guximtarë dhe të drejtë kur gjithçka buron prej Tij?!
Parametër i madhështisë njerëzore është të gjykosh drejtë, madje edhe nëse është kundër pëlqimit jot.
Zoti na bëftë prej atyre që janë të dobishëm për familjen dhe njerëzit ?☝️.