Gjendet një person i pajetë në një hotel në Himarë
Një 65-vjeçar nga Lezha është gjetur i pajetë pasditen e sotme në një hotel në Himarë.
Sipas informacionit paraprak nga policia, dyshohet se shtetasi me inicialet M.GJ, banues në fshatin Dom të Lezhës, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Policia thotë se në trupin e viktimës nuk janë identifikuar shenja dhune.
“Më datë 16.02.2022, rreth orës 17:30, është gjetur në shkallët e një hoteli, nga pronarja e hotelit, pa shenja jete, shtetasi M. Gj.,65 vjeç, banues ne fshatin Dom, Lezhë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.