Finiqi, pjesë e projektit të GIZ për mbetjet urbane edhe për dy vitet e ardhshme

Bashkia e Finiqit, aktualisht pjesë e rrjetit të disa bashkive ballkanike që mbështeten nga projekti gjerman GIZ për mbetjet urbane dhe  pakësimin e plastikave që ndotin lumenj dhe dete; do të jetë pjesë e një mbështetje të mëptejshmë edhe për dy vite të tjera.

Krebashkikau i Finqit, Kristo Kiço pas pjesëmarrjes dhe diskutimit në një konferencë rajonale online organizuar sot me aktorë të tjerë të disa shteteve, të përfshirë  në projektin e GIZ, konfirmoi të mërkurën për SARANDANEWS.AL se bashkia që ai drejton, nënshkroi dokumentin zyrtar rajonal të njohur si “Deklarata e Ulqinit”.

 

Sipas kësaj Deklarate, bashkitë Finiq dhe Lezhë nga Shqipëria, Ulqin dhe Neumi nga Mali I Zi si dhe Trebinja nga Bosnjë-Hercegovina, do të mbështeten  financiarisht dhe me astistencë nga ekspertë të GIZ për periudhën  dyvjeçare: 2022-2024 nëpermjet një programi pilot për menaxhimin e integruar dhe Parandalimin e mbetjeve detare në Ballkanin Perëndimor.

Mësohet se pjesë e konferencës online ka qenë sot edhe OSHC e Sarandës AJMMI (Agjencia Joniane e Medias, Mjedisit dhe Informacionit), si një akctor lokal për aktivitete ndërgjegjësuese me komunitetin, shkollat etj,.

Rreth dy vite me parë, në kuadër të projektit të mësipërm, bashkisë Finiq iu dhurua nga GIZ një sasi prej 100 kazanë.(kontenierë ) të rinj si dhe një makinë të re tekonlogjike për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave urbane.