Finiq- Leshnica, ne gazetën prestigjioze franceze “Le Monde”: Turistët, të interesuar për reursert natyrore e kulturore
Turistë francezë duket se janë të interesuar për reursert natyrore e kulturore të Leshincës së Sipërme e të Poshtme. Vetëm gjatë vitit 2021, që konsiderohet si vit pandemik, 12 grupe të vpgla të turizmit të intertesit kryesisht nga Franca, i janë drejtuar këtyre fshatrave të thella të Bashkisë Finiq për të shijuar bukuritë e një natyre pothuaj të virgjër, po edhe disa monumente kulturore e historike të veçanta siç janë kishat dhe manastiret e zonës.
Thoma Nikuli, që në bashkinë e Finiqit mbulonte detyrën e drejtorit të identitetit etnik, arsimit, kulturës dhe turizmit, pohon pse Leshnica e Sipërme faktikisht është shndërruar në një destinacion turistik pavarësisht rrugës së pashtruar me asfalat.
Nikuli tha se në Leshnicën e Sipërme Stavro Mikeli, një banor që jetonte më parë në emigracion në Janinë të Greqisë, tani është kthyer në vendlindje dhe ofron për turistëte një bujtinë për t’u akomoduar dhe për të shijuar ushqimet bio të zonës malore.
Pikërisht Leshincës dhe shembullit te Mikelit, i ka kushtuar një shkrim edhe gazeta prestigjioze franceze “Le Monde”, duke përcjellë impresionet që ndjen njeriu I rrethuar nga natyra malore shqiptare dhe mikpritja prekëse e vendasve sic janë banorët e minoritetit grek.