Djegia e tragetit në Korfuz, dy anijet të Forcës Detare shqiptare në vendngjarje për shuarjen e flakëve! Ministri i Mbrojtjes: Operacioni po kryhet në ujërat tona territorial
Dy anijet të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det.
Kështu bëri me dije Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili shkruan në Facebook se Fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territorial, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territorial, 5 milje larg Porto Palermos.
Në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117.