Deputetja e Sarandës: Rama bashkëpunon me të shpallurin ‘non grata’ nga SHBA
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, shprehet se Tom Doshi, i cili është shpallur non grata nga SHBA, ka caktuar kandidaten e PS në Shkodër, Majlinda Angonin, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Zhupa thekson se kryeministri Edi Rama dhe Tom Doshi kanë bashkëpunim të pandërprerë.
“Tom Doshi është i plotfuqishmi i Edi Ramës në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka. Çdo tender, emërim, kandidim, merr më parë miratimin e Tom Doshit. Siç e konfirmon dhe vetë në takimet elektorale që po zhvillon këto ditë. Edhe kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës siç e konfirmon në video e ka përzgjedhur ai.”-shprehet Zhupa.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, thekson se edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama vazhdon ta përdorë Tom Doshin për të manipuluar, shantazhuar dhe blerë vota.
“Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama vazhdon ta përdor Tom Doshin, për të manipuluar, shantazhuar e blerë vota, duke e emëruar de fakto si shefi politik dhe drejtues të fushatës së kandidates së PS në Shkodër.”-shprehet Zhupa.
Sakaq, Zhupa deklaron se Edi Rama nuk ndahet dot nga të inkriminuarit dhe të korruptuarit.
“A ka poshtërim më të madh për socialiatët shkodranë që dhe kandidaët e tyre ta përzgjedhë Tom Doshi? A ka turp më të madh për socilistët që gjithçka në emër të tyre ta vendosë Tom Doshi? Edi Rama nuk ndahet dot nga të inkriminuarit dhe të korruptuarit. Pa ta, ai, asnjë dite nuk do të qëndronte në pushtet. Socialistët shkodranë me 6 mars kanë mundësinë të mos e pranojnë kandidatin e Tom Doshit. Me 6 mars votoni për qytetin tuaj, votoni Me Dashni për Shkodrën, votoni Xhemal Bushatin, nr 3 në fletën e votimit.”-shprehet Zhupa.
Më 19 shkurt u hap zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme. Në 6 Mars do të zgjidhen kryebashkiakët e Shkodrës, Durrësit, Rrogozhinës, Lushnjes, Vorës dhe Dibrës, teksa tashmë kandidaturat janë bërë publike nga kryetarët e partive.