Çau postbllokun dhe u arratis, policia kontrolle me skaf dhe dronë për kapjen e “të fortit” në Sarandë. Gjendet arma që hodhi në det
Drejtuesi i mjetit që çau postbllokun e policisë në Sarandë, pasi ka goditur me makinë oficerin e policisë, ka braktisur mjetin në vendin e quajtur “Rrapi” dhe është larguar me vrap në drejtim të bulevardit të qytetit, me një armë zjarri në dorë.
Ai është ndjekur nga oficerët e policisë dhe gjatë ndjekjes ka hedhur armën e zjarrit në drejtim të detit. Gjatë kontrolleve me dron dhe skaf, është arritur të gjendet arma e zjarrit tip pistoletë në ujë, jo shumë larg bregut, ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur.
Efektivi i policisë ka marrë dëmtime në pjesën e gjymtyrëve nga goditja me automjetin e autorit. Vijojnë kërkimet për kapjen e tij