Butrinti zhgënjen në transfertë, mposhtet me rezultat të thellë nga Vora

U luajtën ditën e sotme 8 sfidat e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë.

Butrinti ka zhgënjyer në transfertë kundër Vorës duke dal pa pikë nga sfida e luajtur në kompleksin në Pezë-Helmës.

Skuadra e drejtuar nga Artan Bano mori një humbje me rezultatin e thellë 4-1.

Një disfatë që e mban Butrintin në zonën e ftohtë për të rënë nga Kategoria duke u pozicionuar në vendin e 19-të me 21- pikë të grumbulluara.

Ndeshja e radhës do të jetë në Sarandë përballë Apolonisë së Fierit./Sarandanews.com/

VORA-BUTRINTI 4-1

Asimetaj 9′ , Ismailaj 79′ , Bakaj 90+2′, Lajthia 90+4’/ Hyska 53′