VIDEO/ Kreu i PD Delvinë sulmon punimet në tunelin e Skërficës: Është në gjëndje të mjerueshme
Kreu i PD Delvinë Hari imeri, nuk i është ndarë punimeve që po kryhen në tunelin e Skërficës, pjesë e segmetit Kardhiq-Delvinë.
Imeri ka postuar një video nga tuneli për të cilin ai thotë se ndodhet në gjëndje të mjerushme.
“Tuneli i aksit rrugor “Kardhiq-Delvinë”, duhet të kishte përfunduar gjatë këtyre 9 viteve, koha ishte më shumë se e mjaftueshme. Ky është një ndër akset më të rëndësishme për boshtin e Jugut të Shqipërisë.
Nëse në vend të propagandës do të kishte shërbime, Shqipëria do të ishte shumë më ndryshe krahasuar me këtë gjendje e mjerueshme”, shkruan kryedemokrati i Delvinës Hari Imeri.
Në fakt e vëreta është se punimet për tunelin e Kardhiq-Delvinë janë në rrugën e duhur.
Burime të sigurta për Sarandaneës,com nga firma që ka marrë përsipër përfundimin e kësaj vepre kanë pohuar se tuneli do jetë i hapur dhe me të gjitha standartet e sigurisë para nisjes së ktij sezoni turistik.