Ujëvara e Kardhikaqit, një bukuri e fshehur në Malin e Gjerë
Ujëvara e Kardhikaqit gjendet në shpatin perëndimor të Malit të Gjerë dhe ofron peizazhe mahnitëse në çdo stinë të vitit.
Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë publikoi pamje nga Ujëvara e Kardhikaqit.
Ujëvara del nga shpati i malit dhe ka një pamje të mahnitshme, ndërsa natyra përreth shtrihet e egër, fantastike, me bimësi dhe shpate të pjerrëta mali.
Ujëvara gjendet në shpatin perëndimor të Malit të Gjerë, në afërsi të fshatit të Kardhikaqit, në lartësinë rreth 350 m mbi nivelin e detit.
Uji del nga një e çarë e madhe rrethore në shkëmbin gëlqeror, duke formuar kështu një burim të madh karstik dhe ujëvarë me lartësi 6 m dhe të shtrirë në një gjerësi prej rreth 2 m.
Vizitorët mund të ndjekin itinerarin duke u nisur nga qyteti i Delvinës drejt fshatit të Kardhikaqit.