Tronditet Vlora, atentat me tritol poshtë makinës, policia: Pronari ndodhet jashtë shtetit prej kohësh
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Shpërthimi i fuqishëm është regjistruar pranë zonës së Kuzum Babasë në Vlorë. Sipas burimeve për mediat, policia njofton se eksplozivi i është vendosur një makine Pasat me targa AA 151 MJ në pronësi të Benard Sinomataj, të parkuar pas poliklinikes ne lagjen ‘Hajro Cakerri’ ne qytetin e Vlorës.
Polica ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e ndodhur pak momente më parë në Vlorë ku një mjet është dëmtuar nga një sasi lënde plasëse e vendosur në njërën nga gomat e përparme. Eksplozivi i është vendosur një makine “Pasat” me targa AA 151 MJ në pronësi të Benard Sinomataj. Policia bën me dije se automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndohet jashtë shtetit.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2022, rreth orës 18:30, në lagjen “Hajro Cakërri”, Vlorë, dyshohet se në pjesën e përparme të një automjeti tip” Volksëagen Pasat” , në pronësi të shtetasit B.S., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndohet jashtë shtetit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.