Sarandë: Turizmi i natyrës, mrekullia që mund të preket edhe në prehrin e maleve si në Krongj të Finiqit
Turizmi i natyrës,në rajonin e Sarandës është mbetet një mrekulli ende e pazbuluar për të gjithë.
Kete të diel është praktikuar edhe në rrugëtimin me kembë nga lugina pranë basenit të Syrit të Kaltër ,drejt Krongjit, fshatit në prehër të maleve, perballe Sopotit epik dhe liqenit te liqenit të Syrit te Kalter.
Pa zhurmë, pa reklama të mëdha e promocione të komplikuara, një grup grash e vajzash nga qyteti, nën drejtimin e guidave të palodhura në Sarandë: Mariol Sotiri e Majlinda Haska, udhëtuan sot drejt Krongjit duke shijuar bukuritë e pajzazheve malore, që ofron baseni I Surit të Kaltër, lugina që kundrohet nga lartësia e Krongjit si nga helikopteri; po edhe pejzazhet e Sopotit përkarshi me legjendën e vijave të bardha tejpërtej.
Turizmi natyror në rajonin e Sarandës, me dhjetra destinacione që ofron për të gjitha moshat dhe në të katër stinët, mbetet një atraksion që do të tërheqë dhjetra e qindra turistë vendas nga Saranda po edhe të huaj në të ardhmen e afërt.
Duhet të kesh “një shqisë më tepër” nga të tjerët për të zbuluar bukuritë përreth rajonit të Sarandës dhe për t’i ikur qoftë edhe për një ditë rutinës së ditës, larg politikës dhe mjedisit asfiksues të shumë bareve e klubeve.