Sarandë, policia rrugore bën “namin” me gjoba
Të paktën 25 gjoba janë vënë sot deri mesditë nga policia rrugore në Sarandë.
Ndërkohë mësohet se një numër gjobash të tjera janë vënë edhe nga Policia e Rendit për shelje të ndryshme nga disa drejtues automjetesh.
Burime bënë të ditur se masat administrative (gjoba) janë vënë kryesisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor si në akset e rrjetit rrugor të qytetit ashtu edhe në rrugët dhe kryqëzimet në Metoq, Gjashtë si dhe në rrugën e Bregdetit deri në Borsh e cila mbulohet nga shërbimet e kësaj policie.