Sarandë, ishte në kërkim për kalimin e paligjshën të kufirit, arresrohet 33- vjeçari
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. R., 33 vjeç, banues në fshatin Dohoshisht, Dibër.
Sipas Policisë, ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar 33-vjeçarin për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.