Rrugëtimi e Eneas: një ndalesë dhe në Butrint
Ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri me dije një përfshirje të Butrintit në një event shëtetitës ndërkombëtar. Do jetë ai i rrugëtimit të Eneas.
Nga brigjet e Trojës në portat e Romës, 5 vende, 21 stacione, 6 vende UNESCO… dhe një mesazh i fortë për emigracionin dhe mbrojtjen e natyrës.
Ky është itinerari kulturor ‘Rrugëtimi i Eneas’, i certifikuar edhe nga Këshilli i Europës, ku bën pjesë edhe Shqipëria, me një nga perlat e trashëgimisë kulturore, Parku Kombëtar i Butrintit.
Një mundësi e artë për turizmin kulturor shqiptar, pasi një seri aktivitetesh, takmesh, shfaqjesh, si pjesë e festivalit ‘Rotta di Enea’, do të zhvillohet përgjatë këtij itinerari.
Së pari nisin në Itali e Greqi e me qetësimin e situatës së krijuar nga Covid 19, do të vijojë në Turqinë e Trojës, Tunizi dhe Shqipërinë e Butrintit, ku thuhet se ndaloi Enea, heroi trojan që i shpëtoi luftës shkatërruese”, shkruan znj, Margariti.