Policia mbron selinë e PD-së, Kreshnik Bozho: Sa trishtim…
Selia e Partisë Demokratike është shkatërruar ditën e sotme pas sulmeve që i është bërë nga militantët që ishin mbledhur aty për ta pushtuar godinën nga Sali Berisha.
Prej disa orësh militantët që kishin në krye të betejës së tyre Sali Berishës goditën me gura dhe sende të forta selinë, thyen xhama, shqyen dyert, rrahën dhe sekretarin Roland Bejko, vetëm e vetëm për të pushtuar në mënyrë të dhunshme godinën.
Por aksioni i tyre i dhunshëm dështoi pas ndërhyrjes që u bë nga ana e Policisë së Shtetit që neutralizuan gjithccka brenda pak minutave dhe rikthyer normalitetin në seli. Ndërhyrja e policisë erdhi pas kërkesës nga deputetët e PD-së të cilët kërkuan ndihmë pasi po iu rrezikohej jeta nga ana e militatëve të Sali Berishës të cilët po ushtronin dhunë.
Kjo ngjarje është komentuar shkurtimisht në rrjetet sociale dhe nga ish kandidati për kryetar bashkie i Sarandës dhe antari i PD-së Kreshnik Bozho.
Teksa ka publikuar foton e policisë që mbron selinë e PD-së ai shkruan:
“Sa trishtim”, nënvizon shkutimisht Bozho. /Sarandanews.com/