Pastrimi i bregdetit, Saranda pjesë e përfitimit të fondit të qeverisë për ta pasur vijën bregdetare të pastër

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, ka mbledhur në takim katër kryetar bashkie të qyteteve bregdetare, ku një ndër to ishte dhe kryebashiaku i Sarandës Adrian Gurma.

Fokusi i bisedës me kryetarët e bashkive ishte pastrami i vijës bregdetare para nisjes së sezonit turistik dhe për të bërë të mundur këtë gjë janë vëndosur në dispozicion 205 milionë lek për të shtuar forcat puntore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kumbaro shkruan:

“Përforcojmë pastrimin e katër bashkive bregdetare përgjatë sezonit të verës sepse duam që mjedisi të jetë krenaria e turizmit këtë vit e përgjithmonë.

Në Kavajë, Durrës, Himarë e Sarandë përmes fondit prej 205 milionë lekësh që e përfshimë në buxhetin e vitit 2022 shtojmë forcat për ta pasur vijën bregdetare të pastër siç e meritojmë.

Diskutuam konkretisht për organizimin e punës me kryetarët e bashkive dhe me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, sepse sezoni nuk nis as në qershor e as në korrik, por gjithçka duhet të jetë gati që në mars”, shprehet Mirela Kumbaro. /Sarandanews.com/