Ngjarje rëndë në fshatin Çukë të Sarandës, gjendet i vdekur një person, rasti i tretë brenda 20 ditëve
Brenda 20 ditësh regjistrohet i treti i pajetë i gjetur në fshatin Çukë, të bashkisë Sarandë. Mësohet se mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë Andrea Capo, 80-vjeç. I moshuari u gjet nga komshinjtë e tij, pasi jetonte i vetëm se fëmijët i ka në emigracion në Greqi. Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po heton mbi shkaqet e vdekjes.
Në trupin e viktimas sipas informacioneve të para nuk janë konstatuar shenja dhune, duke bërë që hetuesit ta vlerësojnë për vdekje natyrale.
Me rastin e sotëm shkon në tre brenda 20 ditësh numri i personave të moshuar nga ky fshat që janë gjetur të pajetë në banesat e tyre. Ata janë lënë të jetojnë të vetëm në shtëpitë e tyre në Cukë edhe pse janë prindër fëmijësh, por ata janë larguar në emigracion dhe interesohen për ta nga largësia, e vijnë për t’u bërë shërbimet e fundit.