Largime me peshë, 2 futbollistë “braktisin” Butrintin

Butrinti ka pësuar dy largimet e radhës. Pas Paternit që ka ndarë rrugët me sarandiotët, janë edhe Gëzim Hyska dhe Salvador Gjonaj që nuk kanë gjetur akordin me skuadrën e Kategorisë së Parë për të vijuar më tej.

Të dy lojtarët u afruan verën që shkoi te Butrinti, nërsa pas vetëm gjashtë muajsh lënë skuadrën.

Sulmuesi fierak Hyska ka një të kaluar edhe në Gjermani në ligat e ulëta, teksa ka luajtur me Dinamon, Bylis, Burrelin dhe Orikun në Shqipëri.

Edhe mesfushori me tipare sulmuese Gjonaj ka luajtur me disa klube, ku përmendim Laçin, Pogradecin, Kastriotin, Egnatian, apo Tomorin. Pas 15 javësh në Kategorinë e Parë, Butrinti grumbullon 17 pikë për vendin e 10 nga 16 skuadra.