Finiq, afishohet në Aliko harta e pasurive të patundshme

Eshhtë afishuar në fshatin Aliko të bashkisë Finiq, harta e pasurive të patundshme për të tërhequr sugjerime dhe saktësime nga banorët. Me këtë rast Bashkia ka ngritur një Zyrës të Afishimit me qëllim qe t;u vije ne ndihme banoreve për të pare pasuritë e tyre.

Burime nga Bashkia vune ne dukje se ” Në fshatin Aliko është duke u zhvilluar procesi i afishimit publik për pasuritë e paluajtshme, Periudha e afishimit është 45 dite dhe përfundon ne date 4 Shkurt 2022. Bashkia tha se pas periudhës se Afishimit Publik, pronaret mund te aplikojnë nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania për t’u pajisur me Çertefikatë pronësie për tokat bujqësore, ndërkohe që për trojet duhet të ndjekin proceduarat për legalizimin e objekteve për ndërtimet para vitit 1991.

Per numrin e përgjithshëm të pasurive, qe është 2651,ka patur nje numer sugjerimesh dhe saktesismesh që lidhen me pozicionimin me të sakte te pasurisë si dhe saktësime të emrave të poseduesve faktik të trojeve.