Dokumentari “Saranda e mrekullive”, Adrian Gurma: Saranda është marka e turizmit shqiptar
Kryebashkiaku Adrian Gurma deklaroi sot në promovimin e dokumentarit “Saranda e bukurive” se Saranda është marka e turizmit shqiptar.
Duke përshëndetur të pranishmit në këtë promovim dokumentari në galerinë e arteve pamore ”Art Saranda”, Gurma vuri në dukje se Saranda është vendi i kulturës dhe artit, e do artin dhe kulturën, megjithatë ka përsëri nevojë për art dhe kulturë.
Dokumetari premierë u ndoq në sallën e galerisë së arteve pamore nga dhjetra intektualë, njerëz të artit , medias ,këshilltarë bashkiakë, etj,
Kryebashkiaku Gurma duke iu drejtuar pjesëmarrësve në këtë event, falënderoi autoret e realizimit të dokumentarit të ri për Sarandën: Vasilika Londo dhe Ketrin Gjoça, dy emra të njohur të Televizionit publik Shqiptar duke u shprehur se “Kjo vepër, është një aset me vlera për promovimin e bukurive dhe trashegimise së Sarandës,.”
Duke iu referuar promovimit të dokumentarit “Saranda e bukurive” Gurma theksoi gjithashtu se “ Kjo është hallka e parë e një zinxhiri eventesh kulturore artistike për vitin 2022-it, ndoshta duke plotësuar edhe një pjesë të boshllëqeve që u shkaktuan gjatë 2021-it nga pandemia që ende e kemi nëpër këmbë.”
Këtë “borxh” të 2021-shit ne do ta plotësojmë gjatë 2022-shit, sepse kemi projekte të tjera për Sarandën të cilat do t’i inagurojmë në vijimësi”, u shpreh Gurma.