Dëmtimi i urës në Metoq, reagon bashkia Sarandë: Do nisim rehabilitimin e urës, qytetarët ta kalojnë në rrugët alternative

Bashkia e Sarandës ka reaguar pas demtimit te  urës së Metoqit, ku shkaktar kryesor është bërë papërgjegjmërisë e disa drejtuesve të automjeteve të rënda, që kanë kaluar në urë me ngarkesë përtej kapacitetit mbajtës të saj.

Menjëherë pas demtimit së urës, bashkia e Sarandës po merr të gjitha masat e nevojshme për të nisur rregullimin e rrugës.

Bashkia njofton qytetarët se deri në rregullimin e plotë dhe të sigurtë të Urës së Metoqit do të duhet që ata të përdorin rrugët alternative.

NJOFTIM

Për shkak të fenomeneve natyrore të erozionit ndër vite, por edhe të papërgjegjmërisë së disa drejtuesve të automjeteve të rënda, që kanë kaluar në urën e Metoqit me ngarkesë përtej kapacitetit mbajtës të saj, që është deri në 20 TON, ka ndodhur dëntimi i bazamentit të kësaj ure, por pa dëmtim të konstruksionit metalik të saj.

Për të parandaluar çdo aksident të mundshëm, Bashkia e Sarandës ka reaguar menjëherë, duke ndaluar qarkullimin në këtë urë.

Ndërkohë, njoftohen banorët të përdorin me automjetet e tyre rrugë alternative, si rruga e Palit, si dhe rrugën në drejtim të fshatit Aliko, deri në rehabilitimin e plotë të dëmtimit të ndodhur në bazamentin e urës pas vlerësimit të menjëhershëm të situatës nga strukturat përkatëse në terren. /Sarandanews.com/