Covid “mbërthen” Gjirokastrën, 950 raste aktive, shumë të tjerë nuk raportohen fare

Në Gjirokastër ka një rritje të numrit të infektimeve që prej fillimit të vitit 2022. Në total janë kryer mbi 2400 testime prej të cilëve kanë rezultuar 850 persona pozitivë. Vetëm sot ka 108 infektime të reja.

Në fakt numri i të infektimeve duhet të jetë gati 10 apo 12 herë më i lartë edhe për shkak të numrit të ulët të qytetarëve që shkojnë për tu testuar. Rreth 30% e popullsisë duhet të jetë duke kaluar variantin Omicron që për shkak të simptomave nuk kërkon hospitalizim ose ndihmë mjekësore.

Edhe numri i vaksinimeve ka njohur një frenim që prej fundit të vitit 2021 pasi shumë qytetarë janë duke kaluar Covid 19 dhe e kanë të panevojshëm vaksinimin.

Një tjetër problem që po hasin autoritetet e shëndetit lidhet me regjistrimin në sistem të vaksinave të qytetarëve të Dropullit që kanë dyshtetësi. Bëhet fjalë për rreth 5000 apo 6000 qytetarë që i kanë kryer vaksinat në Shqipëri por nuk mund t’i regjistrojnë dot ato në Greqi pasi gërmëzimi i emrave është i ndryshëm në dokumentat e të dy vendeve.

Shteti grek ka vendosur të gjobisë me 100 Euro në muaj të gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç të cilët nuk do të jenë në gjendje të provojnë me një certifikatë të nxjerrë nga sistemi se janë vaksinuar.