Butrinti bën dy goditje të tjera në merkato
Butrinti është duke bërë ndryshime në skuadër për të përballuar pjesën e mbetur të Kategorisë së Parë. Skuadra që drejtohet nga Artan Bano ka bërë dy afrime së fundmi, teksa shtohet cilësia në repartet e avancuara.
Në ekip është rikthyer Benardo Bazaj. Mesfushori është ndër të preferuarit e tifozëve, teksa kontribuoi edhe sezonin e shkuar për ngjitjen në të Parën.
Gjithashtu, sulmuesi I afruar pak ditë më parë nga Shkumbini, Onuh Chinonso ka lënë mbresa te stafi teknik për cilësitë e treguara. Nigeriani prej 2016 luan në Shqipëri, teksa veç peqinasve ka qenë pjesë edhe e Burrelit, Tomorit dhe Besës, për të kaluar tanimë në Sarandë.
Pas 15 javësh në Kategorinë e Parë, Butrinti mban vendin e 10 nga 16 skuadra me 17 pikë, teksa ndeshjen e radhës e zhvillon me Pogradecin në transfertë (22 janar 2022, 13:30).