Berisha nis takimin në Gjirokastër me një përqafim me Spiro Kserën, ish-ministrin e tij të dënuar për korrupsion
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbritur në Gjirokastër për të takuar mbështetësit e tij me rastin e 30 vjetorit të themelimit të PD-së.
Pak pasi mbërriti në sallë, Berisha është përqafuar më Spiro Kserën, ish-ministrin e tij të dënuar me burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ksera ishte aty pranë, por Berisha nuk e vuri re mes të pranishmëve.
U desh ndërhyrja e Tritan Shehut për t’i thënë Berishës se ish-ministri ndodhej aty.
Pas kësaj erdhi edhe përqafimi mes tyre. Të shtunën Berisha ka paralajmëruar një protestë te selia e PD-së për nxjerrjen e Lulzim Bashës jashtë zyre.