Vesel Koçiu ndërron bravat e degës së PD Sarandë

Ashtu siç ka ndodhur edhe në shumë zyra branda selisë së Partisë Demokratike dhe shumë degëve të PD nëpër rrethe, edhe në Sarandë brava e derës së zyrës së Partisë Demokratike është ndërruar.

Ndërrimi i bravës është konstatuar nga drejtues të Degës së PD Sarandë, të cilët kanë dashur të hyjnë në këtë zyrë, por janë përballur me veprimin e cuditshem.

Ende nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim dhe kush është personi i ngarkuar nga Lulzim Basha për mbajtjen e celësit të zyrës së PD Sarandë. por demokratët dyshojnë se kjo përgjegjësi mund ti jetë besuar Vesel Kociut, i emëruari i Lulzim Bashës si drejtues i degës dhe për të cilin përflitet se Basha i ka premtuar ta bëjë edhe kryetar të Njësisë Administrative Ksamil, pas bashkëqerisjes me Ramën.